Albin Kurti vizitoi flotën e kamionëve ushtarakë RheinMetall MAN HX2

  • E.K /
  • 12 March 2024 - 13:28
Albin Kurti vizitoi flotën e kamionëve ushtarakë RheinMetall MAN HX2

Pas inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtënant Bashkim Jashari panë nga afër flotën e kamionëve ushtarakë multifunksional RheinMetall MAN HX2, 8X8 të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kamionët ushtarakë RheinMetall MAN HX2 janë prodhim gjerman. Nga 15 gjithsej, 10 janë blerë me buxhet të shtetit, ndërkaq pesë janë donacion.

(Kosova Sot Online)