Spitali i Pejës njofton se dje kanë kryer 15 operime të ndërlikuara

  • E.K /
  • 13 March 2024 - 11:49
Spitali i Pejës njofton se dje kanë kryer 15 operime të ndërlikuara

Spitali i Pejës ka njoftuar se dje janë kryer 15 operime dhe ka treguar disa nga operacionet më të ndërlikuara që kanë kryer, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Heqja e një pjesë të sëmurë ose të dëmtuar të trupit, heqja e një trupi të huaj nga trupi, apo vendosja e duhur e një organi për të funksionuar siç duhet, janë operacionet më të ndërlikuara në shëndetësi. 15 operime të ngjashme janë kryer dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.”

Po ashtu kanë qenë 575 vizita, 294 persona kanë kryer analiza, 1 lindje, 42 dializa, 55 shpërbime fiziatrike, 53 pacientë të shtrirë, 73 Rëntgen, 44 Ultra zëra, 13 CT-ja, 13 Rezonanca magnetike, 2 Mamografi.

(Kosova Sot Online)