Hovenier takon Bislimin një ditë pas bisedimeve për dinarin në Bruksel
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të takohet sot me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, një ditë pas bisedimeve që zhvilloi në Bruksel lidhur me çështjen e dinarit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ky takim pritet të nisë në orën 11:00.
Pas takimit, Hovenier pritet t’u drejtohet gazetarëve para objektit të Qeverisë së Kosovës, rreth orës 11:30.
*Foto ilustruese
(Kosova Sot Online)