Selmanaj: Kemi fillu me u dashuru në postulatin ‘hajnat n’burg’ por jo hajnat n’zgjedhje
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka deklaruar se Vetëvendosje ka harruar frazën “hajnat n’burg” dhe se, tash “po dëshiron me shku me postulatin hajnat n’zgjedhje” , pasi sipas tij, po iu “duhen paret e tyre (hajnave) për të bërë fushatë edhe një herë”.
“Ne kemi filluar me u dashuru në postulatin ‘hajnat n’burg’, por jo hajnat n’zgjedhje. Ne po dojmë më të vërtetë që hajnat me përfundu në burg, e qysh pe shoh VV-ja po dëshiron me shku me postulatin hajnat n’zgjedhje. Sepse po u duhen paratë e tyre më bë fushatë edhe një herë. Unë mendoj që është e gabueshme, prandaj ne insistojmë themelimin e këtij komisionit Hetimor”, ka thënë Selmanaj.
(Kosova Sot Online)