Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi sot në Kosovë
Ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq, sot do ta vizitojë Kosovën, ku edhe do të nënshkruajnë marrëveshjen Kosovë-Mali i Zi për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027, pwrcjell “Kosova Sot Online”.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje, do të ndodh pas një takimi që do ta ketë me zëvëndëskryeministrin Besnik Bislimi.
Ajo fillimisht do të marrë pjesë në konferencën përfundimtare që organizon Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, lidhur me Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II për Malin e Zi-Kosovë 2014-2020.
(Kosova Sot Online)