Kransiqi nga LDK: Kosova është dashur të shkojë në zgjedhje meqë s’ka kryeministër

  • A.P /
  • 29 March 2024 - 17:36
Kransiqi nga LDK: Kosova është dashur të shkojë në zgjedhje meqë s’ka kryeministër

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Kransiqi, ka thënë se Kosova është dashur të shkojë në zgjedhje meqë “s’ka kryeministër”. Ajo ka thënë se Kurti është dorëzuar dhe ka dështuar dhe si rrjedhojë duhet të dorëhiqet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ish deshtë me shku në zgjedhje sepse s’kemi kryeministër. Kurti është dorëzuar dhe ka dështuar. Duhet të dorëhiqet. As s’ka ardhë në kuvend të përgjigjet. Kjo Qeveri është dorëzuar, presim dorëheqjen e tij”, ka thënë ajo.

Deputetja e LDK thotë se edhe vetë Kurti e ka parë që s’është duke bërë asgjë dhe se s’mbahet mend asnjë punë që Qeveria Kurti e ka nisur dhe e ka përfunduar deri në fund përgjatë këtyre tri viteve.

“Edhe vetë Kurti po e sheh që s’është tu bo asgjë. S’mbahet një punë që e ka nis kjo Qeveri e që po përfundon”, ka thënë ajo

(Kosova Sot Online)