Kryeministri i Malit të Zi flet rreth qëndrimit të qeverisë së tij për pranimin e Kosovës në KiE

  • A.P /
  • 29 March 2024 - 18:32
Kryeministri i Malit të Zi flet rreth qëndrimit të qeverisë së tij për pranimin e Kosovës në KiE

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka folur rreth qëndrimit të qeverisë së tij për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se tek më 18 prill do të mësohet se cili është qëndrimi i Podgoricës për hyrjen e Kosovës në këtë institucion.

“Votimi ka qenë sekret”, ka thënë Spajiq për qëndrimin në Komitetin për Politikë dhe Demokraci ku Mali i Zi kishte votuar kundër, derisa ka vazhduar “Votimi do të zë vend në prill. Atëherë do të shihni pozicionin zyrtar të shtetit të Malit të Zi”.

Më 18 prill do të mbahet në Këshill të Evropës ku pastaj do të ketë një votim pas prezantimit të raportueses Dora Bakoyannis.


(Kosova Sot Online)