Merr fund situata me pengjet në Holandë, një person arrestohet

  • gg /
  • 30 March 2024 - 14:06
Merr fund situata me pengjet në Holandë, një person arrestohet

Situata me marrjen e pengjeve në një klub nate në një qytet lindor të Holandës përfundoi pasi një burrë u arrestua.

Katër persona ishin marrë peng kur ai hyri në Café Petticoat, në Ede, të shtunën herët në mëngjes duke kërcënuar se do të hidhte veten në erë, thanë mediat lokale.

Policia e armatosur evakuoi zonën, por tha se nuk kishte “indikacione për një motiv terrorist”, raporton BBC.

Një grup fillestar prej tre personash u la i lirë dhe i katërti doli rreth gjashtë orë pas fillimit të incidentit. Rreth një orë para se burri të arrestohej.

Pengjet janë të gjithë punonjës, tha pronari për gazetën De Telegraaf.

Banorët në rreth 150 shtëpi përreth zonës janë evakuuar dhe qendra e qytetit është mbyllur.

Njësitë anti-eksploziv dhe policia me veshje mbrojtëse janë parë në vendngjarje.

Trenat për dhe nga Ede u anuluan, tha operatori hekurudhor NS në faqen e tij të internetit.

(Kosova Sot Online)