Aksident në Rrugën e Kombit pranë Milotit, pesë të lënduar – dy prej tyre fëmijë

  • G.G /
  • 30 March 2024 - 14:35
Aksident në Rrugën e Kombit pranë Milotit, pesë të lënduar – dy prej tyre fëmijë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Rrugën e Kombit, në afërsi të Milotit.

Sipas raportojnë mediat në Shqipëri, një mjet tip “Golf” u përplas me një tjetër tip “Fuoristradë”. Për pasojë, u lënduan pesë persona.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por sikurse duket nga pamjet, përplasja ka qenë aq e fortë sa mjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale.

(Kosova Sot Online)