Aksidenti në Rrugën e Kombit me pesë të lënduar, mediat në Shqipëri raportojnë se familja është nga Kosova

  • G.G /
  • 30 March 2024 - 14:55
Aksidenti në Rrugën e Kombit me pesë të lënduar, mediat në Shqipëri raportojnë se familja është nga Kosova

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Rrugën e Kombit. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 të së shtunës në afërsi të Milotit, ku u përplasen me njëra-tjetrën një automjet tip Golf 6 dhe një foristradë Tip Benz.

Siç shkruan Report.tv, nga aksidenti mbeten të lënduar drejtuesi dhe pasagjeri ne Golf pjesëtarë të së njëjtës familje nga Kosova. Ata u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tirane, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i ‘Fouristradës’, i cili udhëtonte i vetëm mori lëndime të lehta.

Nga aksidenti u bllokua për disa minuta Rruga e Kombit, ndërsa nga të dhënat paraprake të policisë bëhet me dije se shkak për përplasjen e forte është bërë parakalimi i gabuar i golfit, drejtuesi i se cilit humbi kontrollin e mjetit.

(Kosova Sot Online)