I moshuari serb: Djali im ishte ushtar në Zhur të Prizrenit, më tregoi se Millosheviqi kishte qëllim spastrimin etnik në Kosovë

  • G.G /
  • 30 March 2024 - 16:05
I moshuari serb: Djali im ishte ushtar në Zhur të Prizrenit, më tregoi se Millosheviqi kishte qëllim spastrimin etnik në Kosovë

Një i moshuar serb, që ka pasur djalin e tij ushtar gjatë luftës në Kosovë ka rrëfyer se si shqiptarët e Kosovës janë larguar nga shtëpitë e tyre drejt Shqipërisë.

Ky i moshuar ka thënë për mediat se Sllobodan Millosheviqi ka pasur për qëllim të bëjë spastrim etnik në Kosovë.

Ai tregon se djali i tij që ka qenë ushtar në Zhur të Prizrenit i ka treguar se si shqiptarët me kamion i kanë larguar drejt Shqipërisë.

Ky i moshuar thotë se për bombardimet që NATO ka bërë në Serbi është fajtor Millosheviqi.

(Kosova Sot Online)