Kurti: Kosova është një përkrahëse e vendosur e të drejtave demokratike

  • A.P /
  • 07 April 2024 - 15:46
Kurti: Kosova është një përkrahëse e vendosur e të drejtave demokratike

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se dje mori pjesë në konferencën dhe takimin e liderëve të organizuar nga Partia Socialiste Europiane (PES), transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti shkroi se ishte “një kënaqësi” të merrte pjesë në konferencën me temën “Ne qëndrojmë së bashku – për Europën tonë!”.

“Kosova është një përkrahëse e vendosur e të drejtave demokratike të bazuara në mirëqenien e të gjithëve dhe është e lumtur të punojë me demokracitë e tjera europiane mbi vlerat e përbashkëta”, shkroi Kurti në “X”.

Kryeministri udhëtoi dje për në Bukuresht të Rumanisë, për të marrë pjesë në këtë konferencë, “në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet europiane në qershor të këtij viti”, siç njoftoi Zyra e Kryeministrit.

(Kosova Sot Online)