Kosovari i dënuar me 20 vite burg për luftën në Kroaci kërkon ndihmë për blerjen e banesës
Zenel Krasniqi nga Juniku I dënuar me 20 vite burgim, pas pjesëmarrjes në luftën e Kroacisë, ka bërë një rrëfim prekës, pasi tash e tre muaj është i pastrehë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai tha se pas lirimit nga burgu një organizatë ndërkombëtare i ka paguar një banesë për një vit e gjashtë muaj, teksa tash është duke jetuar me qira.
Në një rrëfim ai tregoi se si djalin ia kanë vrarë serbët në Gjermani dhe se varrin e tij nuk e ka vizituar ende.
Ai pati kritika për sa i përket lënies në harresë të veprimtarëve të çështjeve kombëtare.
Ai pati vetëm një kërkesë, që të bëhet me banesë.
(Kosova Sot Online)