Një ditë pasi djali ia vrau renë, vdes nëna e Edmond Lajqit

  • A.P /
  • 17 April 2024 - 15:08
Një ditë pasi djali ia vrau renë, vdes nëna e Edmond Lajqit

Ka vdekur sot Zyrafete Lajqi, nëna e Edmond Lajqit, të arrestuarit për vrasjen e gruas së tij në Pejë të martën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Edmond Lajqi po mbahet në paraburgim me akuzën se mëngjesin e djeshëm ka vrarë gruan e tij, Gjyljetën. Motivet e vrasjes nuk janë zbardhur ende.

Nëna e të arrestuarit për vrasjen makabre në Pejë ka vdekur në spital.

Zyrafete Lajqi po vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte e shtrirë që një kohë në spital.

Edmond Lajqi po mbahet në paraburgim me akuzën se mëngjesin e djeshëm ka vrarë gruan e tij, Gjyljetën. Motivet e vrasjes nuk janë zbardhur ende.

 

 

(Kosova Sot Online)