E papritur: Bora zbardh Bosnjën e Hercegovinën

  • A.P /
  • 17 April 2024 - 21:52
E papritur: Bora zbardh Bosnjën e Hercegovinën

Edhe pse është gjysma e dytë e prillit dhe sipas kalendarit është pranverë, mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës çatitë janë mbuluar me borë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këto momente në pjesë të Bosnjës ende po bie ende borë.

Në male, Igman dhe Bjelasnicë ka shumë borë. Nën mbulesën e borës janë edhe Travnik, Tuzla, Jajce.

Mëngjesin e sotëm lokalisht në pjesët qendrore dhe lindore të Bosnjës janë shënuar reshje më të bollshme bore me mbulesë bore që herë pas here arrinte 10-15 cm në zonat e larta dhe deri në rreth 5 cm në ultësira. Si pasojë e borës së madhe dhe të lagësht, në disa vende çahen degët e pemëve dhe fiket rryma.

Gjatë pjesës tjetër të ditës, dobësimi gradual i reshjeve do të mbetet vetëm lokal. Reshje shiu, ndërsa në zonat më të larta reshje bore. Bora gradualisht shkrihet me temperatura të ditës 6 deri në 13, në jug deri në 18 °C.

(Kosova Sot Online)