Pse Serbia po i paraqet si normale vonesat në kufi?

  • A.P /
  • 17 April 2024 - 21:00
Pse Serbia po i paraqet si normale vonesat në kufi?

Gjatë ditës qindra qytetarë të Kosovës janë ndaluar në Serbi teksa kishin hyrë për të kaluar nëpër shtete të tjera të Evropës. Kjo shkaktoi reagime nga Kosova dhe të Bashkimit Evropian që tha se Serbia po e shkel marrëveshjen për lëvizje të lirë, transmeton "Kosova Sot Online".

Por, Ministria e Brendshme e Serbisë e ka mohuar që ka pasur ndalim të planifikuar duke i paraqitur si vonesa normale.

Përmes një komunikate thuhet se gjithçka ka të bëjë me çështje sigurie.

"Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë lidhur me akuzat për ndalim të autobusëve me shenja regjistrimi nga territori i Kosovës në vendkalimet kufitare, thekson se këto akuza janë të pabaza dhe se policia nuk ka ndaluar askënd ose nuk ka penguar hyrjen kalimi i ndonjë qytetari nga territori i Kosovës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)