Sveçla për qendrat e votimit për të dielën: Jemi në asistim të çfarëdo vendimi të KQZ’së për të organizuar mbarë procesin

  • E.K /
  • 18 April 2024 - 14:13
Sveçla për qendrat e votimit për të dielën: Jemi në asistim të çfarëdo vendimi të KQZ’së për të organizuar mbarë  procesin

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën e sotme u pyet se si do të organizohet votimi të dielën në Veri- a do të insistohet mbajtja e votimit në shkolla apo do të zëvendësohen qendrat e votimit me kontejnerë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se “janë në asistim të çfarëdo vendimi të KQZ’së për të organizuar mbarë, mirë, qetë këto votime”.

“Çfarëdo kërkese e ligjshme që na vjen prej KQZ’së patjetër ne por besoj të gjitha institucionet e Kosovës janë të gatshme për të asistuar”, tha Sveçla.

(Kosova Sot Online)