Eurodeputeti holandez: Provokime të parashikueshme, fëmijërore dhe të rrezikshme nga autoritetet serbe
Eurodeputeti holandez, Thjis Reuten, ka thënë se veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës nëpër pikat kufitare ishin të parashikueshme dhe ato i konsideroi si fëmijërore dhe të rrezikshme, përcjell “Kosova Sot Online”.
Duke folur për rastin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, Reuten tha është e njohur metoda e Serbisë për eskalim dhe frikësim të serbëve të Kosovës.
Reuten ka kërkuar që Jankoviq lirohet menjëherë.
“Provokime të parashikueshme, fëmijërore dhe të rrezikshme nga autoritetet serbe. Zëvendësshefi i Policisë së Kosovës Jankoviq është ende në paraburgim. Ai duhet të lirohet menjëherë. Ne e dimë këtë model të përshkallëzimit dhe po ashtu frikësimin e qytetarëve serbo-kosovarë – dhe duhet ta ndalojmë atë”.
(Kosova Sot Online)