Hovenier: Shpresojmë që të lirohet zv.drejtori i Policisë së Kosovës

  • A.P /
  • 18 April 2024 - 17:00
Hovenier: Shpresojmë që të lirohet zv.drejtori i Policisë së Kosovës

Ambasadori amerikan në Kosovës, Jeff Hovenier, ka thënë se është i shqetësuar me ndalimin që i është bërë zv.drejtorit të Policisë së Kosovës nga shteti serb, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ambasadori amerikan ka vlerësuar lart rolin e Dejan Jankoviqit për të cilëin ka thënë që shpreson që ai të lirohet.

“Ne jemi të shqetësuar sepse atë e njohim tash e disa vjet për investimin e kohës dhe energjisë për komunitetin serb dhe Policinë, duke ndihmuar dhe siguruar integrimin e suksesshëm të forcës policore që u shërben të gjithëve. Ai ka pasur rol të rëndësishëm në sigurimin e ndjeshmërisë ndaj etnitetit serb dhe se Policia e Kosovës u përgjigjet dhe u ofron mbrojtje. Ai pati rol edhe në ofrimin e mbrojtjes për monumente kulturore, përfshirë dhe manastiret ortodokse serbe, në një mënyrë të fuqishme dhe me plot kuptim. Ne jemi shumë të shqetësuar dhe shpresojmë që ai të lirohet”, ka thënë ndër të tjera ai.

(Kosova Sot Online)