Policia e Serbisë arreston brutalisht një kosovar

  • A.P /
  • 18 April 2024 - 17:05
Policia e Serbisë arreston brutalisht një kosovar

Policia e Serbisë ka arrestuar sot një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lufte kundër popullatës serbe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Personi i arrestuar është nga komuna e Gjakovës.

S.D. është i lindur në vitin 1970.

Kujtojmë që dje Policia serbe ka arrestuar 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, 9 prej të cilëve janë liruar ndërsa në paraburgim po mbahet akoma zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

(Kosova Sot Online)