Vjen raegimi i ashpër nga DASH: Serbia të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara

  • A.P /
  • 18 April 2024 - 17:35
Vjen raegimi i ashpër nga DASH: Serbia të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara

Thirrje Serbisë që të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, i ka bërë Departamenti amerikan i Shtetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

DASH u bëri thirrje autoriteteve serbe të veprojnë me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin në lidhje me qytetarët kosovarë të ndaluar në Serbi dje.

“Ndalimet arbitrare apo padrejtësisht të gjata, posaçërisht nëse cak i tyre janë oficerët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për rel.

Sipas autoriteteve kosovare, Serbia ndaloi mbi 1.400 kosovarë, teksa po kalonin transit nëpër Serbi.

Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dhjetë zyrtarë policorë.

(Kosova Sot Online)