'Shpërthen' Haradinaj: Albin Kurti është argat i Vuçiqit

  • A.P /
  • 19 April 2024 - 19:24
'Shpërthen' Haradinaj: Albin Kurti është argat i Vuçiqit

Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të presidentit serb Vuçiq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Haradinaj tha se kur Kryeministri shkon në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut, “Kurti po ia bën ndihmën Vuçiqit”.

 

“Është agjendë e Kurtit, këta tjerët janë argatë të Kurtit është agjendë me shfajësu Serbinë, pra me ja zvogëlu Serbisë fajin. Ndodhi një tubim në Banja Llulë, aty shkoi edhe Bërnabiq, BE dhe Amerika është dashtë me ja jap një qortim të madh Serbisë për procesin e udhëheqjes shtetërore serbe në Banja Llukë kundër Srebrenicës, çka ndodh tani si me bë ata këtë? Kur Kurti dhe krejt ekipa e tij shkon e ndërhyn në një shtet fqi në procesin zgjedhor. Kurti është argat i tyre, ai po ja bën ndihmën Vuçiqit që Vuçiqi mos mu dok kaq i keq, tu e marrë parasysh që edhe Qeveria e Kosovës po bën sjellje të këqija po e rrezikon daljen prej binarve euroatlantik në Maqedoni, po shkon me koncepte që do të shkaktojnë tronditje…Këto Kurti i bën me vetëdije”, tha Haradinaj.

(Kosova Sot Online)