Eurodeputetja holandeze reagon pas maltretimit të kosovarëve në Serbi

  • E.K /
  • 19 April 2024 - 07:36
Eurodeputetja holandeze reagon pas maltretimit të kosovarëve në Serbi

Eurodeputetja holandeze, Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit me autobusë, pë rcjell “Kosova Sot Online”.

Eurodeputetja Strik në një shkrim në platformën “X”, ka shkruar se Vuçiq dëshmon se ka zero synime për të avancuar marrëdhëniet me Kosovën.

“Shpresoj se Parlamenti Evropian do ta refuzojë propozimin e Komisionit javën e ardhshme”, ka shkruar Strik.

(Kosova Sot Online)