Qalaj: Jankoviq duhet të intervistohet nga AKI-ja dhe PK-ja, duhet të analizohet se çfarë informacionesh ka dhënë

  • E.K /
  • 19 April 2024 - 08:34
Qalaj: Jankoviq duhet të intervistohet nga AKI-ja dhe PK-ja, duhet të analizohet se çfarë informacionesh ka dhënë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendësdrejtori, Dejan Jankoviq nga autoritetet serbe mund të jetë intervistuar për operacionet e Policisë së Kosovës dhe individët që marrin pjesë në operacionet në veri, transmeton “Kosova Sot Online”.

Qalaj tha se beson që që Jankoviq duhet të intervistohet nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Policia e Kosovës.

Qalaj tha se ai duhet pyetur se dhe të tregojë arsyet e ndalimit dhe çfarë është pyetur.

“Është normale që të intervistohet një person i cili arrestohet. E rëndësishme është me ditë se për çfarë është intervistuar. Nuk mendoj që ai është intervistuar për punën e tij që bënë, pasi është publike dhe dihet. Unë mendoj që është intervistuar më shumë për operacionet e policisë për individët që marrin pjesë në operacionet në veri e kështu me radhë. ..Sidoqoftë mendoj që është mirë që është bërë një presion nga Qeveria e Kosovës tek partnerët tanë strategjike…”, ka deklaruar ai.

“Nuk besoj që ka dhënë informacione diskrete…E di që familja e tij ka qenë në akth, edhe z. Jankoviq besoj që ka qenë në një situatë të rëndë pasi nuk është e lehtë të arrestohesh…Besoj që Jankoviq duhet të intervistohet nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Policia e Kosovës. Të tregojë arsyet e ndalimit dhe çfarë është pyetur që është e rrugës dhe obligative që të bëjë një gjë të tillë. Duhet të analizohet se çfarë është biseduar, çfarë informacionesh ka dhënë dhe me pas Policia të vendos për hapat e mëtutjeshëm”, tha deputeti Qalaj per teve1.

(Kosova Sot Online)