Arrestohet një person në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, i dyshuar për shitblerje të narkotikëve

  • S.A /
  • 20 April 2024 - 12:13
Arrestohet një person në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, i dyshuar për shitblerje të narkotikëve

Policia ka arrestuar një person në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, pasi i njëjti dyshohet se merret me shitblerje të narkotikëve, transmeton "Kosova sot Online ".

Siç thuhet në njoftim, gjatë bastisjes, policia ka konfiskuar marihuanë dhe mbi 200 euro.

“Rr. Magjistrale Prishtinë-Ferizaj, Prishtinë 19.04.2024-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me dyshimin e bazuar se merret me shitblerje të narkotikëve. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar 49.9 gram marihuanë, një telefon celular dhe 270 €”, vijon njoftimi.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online )