Haxhiu: Albin Kurti po i mbron hajnat

  • A.P /
  • 23 April 2024 - 14:42
Haxhiu: Albin Kurti po i mbron hajnat

Deputeti Bekim Haxhiu s’i ndalon kritikat edhe për pjesëtarët tjerë të qeverisë të cilët ai konsideron që kryeministri Albin Kurti po i mbron, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kurti po i mbron hajnat e energjisë, të vajit, të ujit ai po i mbron ata edhe që shesin mish të Brazilit si të Kosovës, nuk ka pas qeveri që ka vjedhë më shumë” shtoi Haxhiu.

Mes tjerash Haxhiu foli për formimin e komisioneve hetimore që po formohen në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti tha që nuk ka vullnet nga deputet e pozitës që të punohet dhe të zbulohen edhe dyshimet për të cilat formohet ai komision.

“Deputetët e pozitës vijnë në komision dhe e bllokojnë punën për ta zbuluar hajninë që është bërë në energji” shtoi Haxhiu.

Deputeti i Partisë Demokratike i përmendi edhe tekstet shkollore për të cilat po ashtu në kuvend mori shumë kritika.

(Kosova Sot Online)