Sllovenia: Prishtina dhe Beogradi të implementojnë të gjitha marrëveshjet e arritura

  • A.P /
  • 22 April 2024 - 20:42
Sllovenia: Prishtina dhe Beogradi të implementojnë të gjitha marrëveshjet e arritura

Samuel Zhbogar, ambasadori i Sllovenisë në KS të OKB-së, ka thënë se e mbështesin procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kushtuar Kosovës theksoi se pa dialog nuk asnjë alternativë tjetër për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Prishtina dhe Beogradi duhet të implementojnë me prioritete të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut. Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë shkon me ofrimin e një mjedisi të sigurt e përparimtar për serbët në Kosovë”, ka thënë Zhbogar.

(Kosova Sot Online)