Osmani i drejtohet Vuçiqit: Kërko falje

  • A.P /
  • 22 April 2024 - 19:50
Osmani i drejtohet Vuçiqit: Kërko falje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ia ka përmendur presidentit serb Aleksandër Vuçiq krimet e kryera në Kosovë.

Osmani me vete kishte katër gra që janë viktima të luftës.

Ajo i ka kërkuar presidentit serb Vuçiq që të kërkojë falje për krimet e kryera.

“z. Vuçiq, mu këtu merr pak kohë dhe kërkoju falje. Tregoju të gjithëve që ke së paku një të shenjë të humanitetit që ka mbetur në ty”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)