Vdes në moshë të re aktivistja e njohur kosovare

  • A.P /
  • 22 April 2024 - 21:40
Vdes në moshë të re aktivistja e njohur kosovare

Ka vdekur në moshë të re, Antigona Emini, aktiviste e Partisë Demokratike të Kosovës në qytetin e Gjilanit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur, partia ku e ndjera ishte aktiviste.

Përmes një postimi në Facebook, ata kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Postimi i plotë:

Telegram ngushëllimi

Me dhembje të madhe morëm lajmin e trishtë për vdekjen e aktivistes sonë të re znj. Antigona Emini.

Ikja e saj në amshim për të gjithë ne është humbje e madhe. Personaliteti i saj do të mbetet shembull, e çiltërsia, puna, vullneti e gatishmëria për angazhim e bashkëpunim do të mbesin virtyte të pashlyeshme e të paharruara për secilin nga ne.

Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve e aktivistëve tonë!

U prehsh në paqe Antigonë!

(Kosova Sot Online)