Edita Tahiri zbulon detajet e svidave të luftës, si u arrit pajtimi mes LDK-së dhe UÇK-së

  • S.A /
  • 23 April 2024 - 08:08
Edita Tahiri zbulon detajet e svidave të luftës,  si  u arrit pajtimi mes  LDK-së dhe UÇK-së

Politikanja e njohur kosovare, Edita Tahiri ka bërë një rrëfim të padëgjuar me parë për jetën e saj, transmeton "Kosova Sot Online".

Tahiri ka treguar se në momentin që UÇK ka dal publikisht, ajo i kishte kërkuar kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugovës që LDK të bashkohet me UÇK-në.

“Rugova nuk reagonte, Agani me thoshte mirë e ke, mirëpo Rugova nuk fliste. Pastaj unë isha në Lubjanë dhe provova të bëjë bashkimin e LDK-së me UÇK-në, ku takova disa përfaqësues të UÇK-së atje. U ktheva prapë në Prishtinë, prapë provova, por nuk eci, atëherë dola publikisht: Koha që të bëjmë qeveri politiko-ushtarake LDK- UÇK”, ka thënë Tahiri.

Ajo thotë se kjo kërkesë nuk i kishte pëlqyer Ibrahim Rugovës. Kjo nuk e kishte ndalur atë, pasi sipas saj, pas shumë përpjekjeve edhe në Rambuje, ishte arritur bashkimi i LDK-së me UÇK-në.

(Kosova Sot Online )

“Ky bashkim bëri fuqi dhe ne arritëm një marrëveshje të mirë atje e cila rezultoi me bombardimin e Serbisë nga NATO”, ka thënë Tahiri