Theret me thikë një burrë gjatë një rrahje në Kaçanik

  • E.K /
  • 23 April 2024 - 08:51
Theret me thikë një burrë  gjatë një rrahje në Kaçanik

Një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-Kaçanik pasi që ishte therur me thikë, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas policisë, lëndimi dyshohet të ketë kishte ndodhur gjatë një përleshje fizike (rrahje) që kishte ndodhur mes disa personave.

Rasti është duke u hetuar.

“Rr. Agim Bajrami, Kaçanik 22.04.2024. Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-Kaçanik pasi që ishte therur me thikë, dyshohet se lëndimi kishte ndodhur gjatë një përleshje fizike (rrahje) që kishte ndodhur mes disa personave. Viktima është dërguar në spitalin tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)