Pas rënies nga një lartësi vdes një grua kosovare

  • A.P /
  • 23 April 2024 - 13:57
Pas rënies nga një lartësi vdes një grua kosovare

Raportohet se një grua në moshë rreth 60-vjeçare ka humbur jetën, pasi ka rënë nga një lartësi, incident që ndodhi të hënën në Rahovec, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme.

Sipas familjarëve, viktima është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra.

Drejtori i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ka bërë konfirmimin e lajmit.

“Po, rasti ka ndodhur dje. Viktima ka qenë e vetme në momentin e ngjarjes dhe dyshohet se është rrëzuar. Trupi i saj është gjetur nga fqinjët dhe është transportuar në spitalin rajonal, por, fatkeqësisht, ishte pa shenja jete”, ka thënë ai.

Ai ka bërë të ditur se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer autopsinë, ndërsa rasti po trajtohet si hetim i vdekjes.

(Kosova Sot Online)