Ky është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën pas përplasjes së dy kamionëve

  • A.P /
  • 23 April 2024 - 14:09
Ky është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën pas përplasjes së dy kamionëve

Haris Shala është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në një aksident tragjik në Itali, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I riu shqiptar, babai i një vajze të vogël humbi jetën pasi kamioni i drejtuar prej tij u përplas me shpejtësi të madhe me një kamion të ndaluar në autostradën A22, në zonën midis komunës Veroneze të Nogarole Rocca dhe Mantovës në veri.

25-vjeçari shqiptar ishte me banim në Piza dhe vdiq brenda kabinës së kamionit, e cila u shtyp nga përplasja.

 

(Kosova Sot Online)