Bajrami: Kur Albin Kurti mendon se po ju drejtohet deleve?

  • A.P /
  • 23 April 2024 - 15:45
Bajrami: Kur Albin Kurti mendon se po ju drejtohet deleve?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit të Shtetit, duke thënë se kryeministri Albin Kurti po mendon se po iu drejtohet analfabetëve funksionalë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka përmendur se në raport thuhet se në Qeverinë e Kosovës ka korrupsion serioz.

“Kur Albin Kurti mendon se po ju drejtohet deleve aka analfabetëve funksional. Albin Kurti me 14 prill të këtij viti, në mbledhjen e Këshillit të LVV-së fliste sikur ata që e dëgjonin ishin dele. Ai ndër të tjera tha “qytetarët po e ndjejnë se që tri vite nuk po i vjedhë Qeveria” në anën tjetër në tri vitet e fundit ministrat dhe të zgjedhurit e tij kanë nënshkruar plotë 889 kontrata sekrete në vlerë rreth 240 milionë euro. Ky është korrupcioni më i madh qeveritar që ka ndodhë deri me tani. Dhe derisa disa nga ministrat dhe të zgjedhurit e tij nënshkruajnë kontrata sekrete në katër sy e merren veshë me miq e dashamirë për vjedhje klasike, të tjerë janë zënë në flagrancë duke shly borxhe të kompanive private ndaj shtetit hiç me pak se dhjetra miliona euro. E të gjitha këto thuhën zëshem edhe në raportin e Departamenti Amerikan të Shtetit i cili ndër ngecjet e shumta flet për korrupcion serioz qeveritar, pra sipas DASH-it në Qeverinë e Kurtit ka “serious government corruption”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ndërsa ka thënë se qytetarët duhet ta kuptojnë se Kurti nuk po i konsideron më si njerëz, pasi që me këto fjalime ai po e fyen intelegjencën e secilit.

Postimi i plotë i Bajramit:

Kur Albin Kurti mendon se po ju drejtohet deleve aka analfabetëve

funksionalAlbin Kurti me 14 prill të këtij viti, në mbledhjen e Këshillit të LVV-së fliste sikur ata që e dëgjonin ishin dele. Ai ndër të tjera tha “qytetarët po e ndjejnë se që tri vite nuk po i vjedhë Qeveria” në anën tjetër në tri vitet e fundit ministrat dhe të zgjedhurit e tij kanë nënshkruar plotë 889 kontrata sekrete në vlerë rreth 240 milionë euro. Ky është korrupcioni më i madh qeveritar që ka ndodhë deri me tani. Dhe derisa disa nga ministrat dhe të zgjedhurit e tij nënshkruajnë kontrata sekrete në katër sy e merren veshë me miq e dashamirë për vjedhje klasike, të tjerë janë zënë në flagrancë duke shly borxhe të kompanive private ndaj shtetit hiç me pak se dhjetra miliona euro.

E të gjitha këto thuhën zëshem edhe në raportin e Departamenti Amerikan të Shtetit i cili ndër ngecjet e shumta flet për korrupcion serioz qeveritar, pra sipas DASH-it në Qeverinë e Kurtit ka “serious government corruption”.Derisa Kurti flet pa asnjë referencë se si në tri vitet e fundit Kosova është ngritur për 22 vende në lirinë e medias, 21 vende në luftën kundër korrupcionit, 16 vende në demokracinë liberale, 13 vende në demokracinë elektorale, ju shihni vet se çka thotë raporti i DASH-it për të gjitha këto arritje.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, i publikur dje ndër të tjera thotë:”probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit; kufizime serioze për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve; korrupsion serioz qeveritar; dhunë e gjerë me bazë gjinore, duke përfshirë dhunën në familje ose nga partneri intim; dhe krime që përfshijnë dhunë ose kërcënime për dhunë që synojnë pakicat etnike ose komunitetet e tjera të margjinalizuara”.Qytetarët duhet ta kuptojnë se Kurti më as si njerëz nuk i konsideron sepse me këto fjalime ai po e fyen intelegjencën e secilit.

(Kosova Sot Online)