Bexheti: Koha do të tregoj për dëmin që Albin Kurti ia bëri Kosovës dhe Maqedonisë

  • A.P /
  • 23 April 2024 - 18:00
Bexheti: Koha do të tregoj për dëmin që Albin Kurti ia bëri Kosovës dhe Maqedonisë

Historiani dhe profesori universitar, Nuri Bexheti, ka folur për përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në fushatën parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bexheti duke komentuar një fotografi në Qeverinë e Kosovës të liderit të Vetëvendosjes me disa prej përfaqësuesve politikë të partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut, ka thënë se nuk e kupton pse Kurtit i duhet një pozë e tillë.

“Nuk e kuptoj pse duhet me dalë në këtë staturë z. Kurti. Më vjen keq pse ai e ka bërë. Është gabim që iu bën dëm shqiptarëve atje”, ka thënë Bexheti.

Ai ka thënë se nëse në fotografi do të kishte qenë edhe Ali Ahmeti, atëherë do të ishte unifikim i faktorit politik shqiptar dhe se asnjë Qeveri në Maqedoninë e Veriut s’do të mund të bëhej pa shqiptarët në koalicion.

“Nëse këtu do të kishte qenë edhe z. Ahmeti në vend të Qokut, kjo përbërje do të ishte unifikim i faktorit shqiptarë dhe asnjë Qeveri s’do të bëhej pa shqiptarët”, ka shtuar tutje ai.

Bexheti ka thënë se koha do të tregoj se çfarë dëmi fatal i ka shkaktuar Kurti Kosovës dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Koha do të tregoj se çfarë gabimi fatal i ka shkaktuar z. Kurti shtetit të vet Kosovës, që e kanë votuar 51 %, çfarë dëmi kolosal iu shkakton vëllezërve në Maqedoni”, ka potencuar Bexheti.

Ai ka thënë se partitë kundërshtare të BDI-së, të gjitha bashkë s’bëjnë sa Ali Ahmeti për nga fuqia e numrave.

“Për nga fuqia e numrave, këta bashkë nuk bëjn sa Ali Ahmeti”, ka thënë ndër të tjera.

(Kosova Sot Online)