A do ta dërgojë Osmani draft-statutin në Gjykatë?
Asociacioni i komunave me shumicë serbe tash e më shumë se një dekadë vazhdon të jetë temë ndër më kryesoret në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Bashkësia ndërkombëtare po kërkon nga Qeveria e Kosovës që ta implementojë Asociacionin.
Lëvizja Vetëvendosje që tash drejton Qeverinë gjatë kohës sa ishte në opozitë kritikonte ashpër marrëveshjet e 2013 dhe 2015 për Asociacionin.
Por, një marrëveshje e Brukselit e vitit 2023 me aneks të Ohrit përmban pikën e Asociacionit, ndonëse marrëveshja nuk është nënshkruar.
Si ide ka qarkulluar që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ta dërgojë draft statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.
Osman ka thënë se ligjërisht nuk mund ta bëjë këtë pa një akt të Qeverisë.
(Kosova Sot Online)