Anulohet kufizimi i punës së barnatoreve në Prishtinë

  • E.K /
  • 24 April 2024 - 13:09
Anulohet kufizimi i punës së barnatoreve në Prishtinë

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë vendim për anulimin e një kufizimi për punën e barnatoreve, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Sot anuluam orarin e barnatoreve – më nuk do të ketë kufizime!”, ka shkruar Leutrim Retkoceri, shef i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë.

“Pacientët e kryeqytetit në vitin e fundit hasën në shumë vështirësi në furnizim me barëra gjatë kujdestarisë, posaçërisht në situata emergjente dhe për pasojë ishin detyruar që të furnizohen me këto barëra nga barnatoret në komunën e Fushës Kosovës apo Graçanicës”.

(Kosova Sot Online)