Shkarkohet Nagip Krasniqi

  • A.P /
  • 24 April 2024 - 14:01
Shkarkohet Nagip Krasniqi

Nagip Krasniqin, Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) e ka liruar nga pozita e kryeshefit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo pasi Krasniqi u arrestua në prill të vitit të kaluar nën dyshimin për “keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar”.

“Bordi i Drejtorëve (BD) të KEK sh.a. duke qenë i përkushtuar per qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike, në mbledhjen e mbajtur dje me datë: 23.04.2024 ka marrë dy vendime të rëndësishme të cilat kontribuojnë në menaxhimin korporatës. Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a.  ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish  Kryeshefin Ekzekutiv, z. Nagip Krasniqi”, thuhet në njoftim.

Krahas këtij vendimi, KEK tashmë ka vendosur që ditët në vijim të iniciojë procedurat për shpalljen e konkursit të ri për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës.

(Kosova Sot Online)