Bujar Osmani shpall fitoren: I kemi marrë 40 mijë vota më shumë se Arben Taravari

  • A.P /
  • 24 April 2024 - 22:05
Bujar Osmani shpall fitoren: I kemi marrë 40 mijë vota më shumë se Arben Taravari

Kandidat i Frontit Evropian për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren e këtij fronti në kampin shqiptar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në selinë e BDI-së, ai ka shpallur fitoren.

“Më lejoni që përpara jush të shpall fitore të thellë”, ka thnëë Osmani.

Më pas ai, ka përmendur qytetet ku ka fituar BDI-ja.

 “Kemi fituar në çdo komunë të vendit, fitore të thellë në Haraçinë, Vrapçishtë, Studeniçan, Bogovinë, Zhelinë, Resnje, në Strugë, Tetovë, Manastir, Kërçovë, Gostivar, etj”, tha Osmani.

Sipas rezultatet të deritashme Osmani ka fituar rreth 88 mijë vota dhe renditet i treti në garën e përgjithshme, në të cilën po prin kandidatja e VRMO-së. 

(Kosova Sot Online)