Kurti i drejtohet diasporës: Merrni pjesë në regjistrimin e popullsisë, diaspora është shtyllë qendore e shtetit dhe shoqërisë sonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Gjermania i ka bërë thirrje mërgatës që të marrin pjesë në Regjistrimin e Popullsisë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai përmes një video-mesazhi ka thënë se përfitimet nga ky regjistrim janë të thella dhe rezultatet e tij diktojnë 10 vjeçarin e ardhshëm.
Kurti tha se diaspora është shtyllë qendore e shtetit dhe shoqërisë sonë.
(Kosova Sot Online)