Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në Prishtinë po trajtohen në QKUK

  • E.K /
  • 25 April 2024 - 08:36
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Tre persona janë lënduar dje të “Rruga B” në Prishtinë, pas një përleshjeje mes disa personave, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, ku dy prej të lënduarve janë therur me thikë, e një tjetër nga mjetet e përdorura në përleshje.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK, e për rastin janë arrestuar tre të tjerë.

Lajmin e ka konfirmuar mbrëmë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ai ka treguar se të plagosurit që kanë marrë plagë janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

(Kosova Sot Online)