Akuza të rënda nga Ramush Haradinaj: Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

  • S.A /
  • 25 April 2024 - 12:42
Akuza të rënda nga Ramush Haradinaj: Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Kryetari AAK-së, Ramusha Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për përçarjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet presidenciale. Haradinaj tha se në këtë proces zgjedhor Kurti mbështeti dhe ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë. transmeton "Kosova sot Online ".

‘’Unë e shtrojë një pyetje, prej kah ideja ose kush ja ka dhënë detyrën Kurtin me shkua me i ndihmua aleatët e Vuçiqit dhe aleatët  e Rusisë në Maqedoninë e Veriut dhe me i përça shqiptarët. Kjo është një pyetje që tregon ato që kam thënë në të kaluarën se njëherë është gabim, dy herë është gabim ndërsa e treta herë është zgjidhja. Kurti e ka zgjedh këtë detyrë të veten me shkua me i ndihmua aleatët e rusëve dhe me i pengu shqiptarët në proceset e fuqizimit të tyre të mëtejshëm me përçarje”, tha Haradinaj.

(Kosova Sot Online )