Tahiri vlerësohet si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës: Ky vlerësim është motiv shtesë

  • E.K /
  • 27 April 2024 - 10:23
Tahiri vlerësohet si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës: Ky vlerësim është motiv shtesë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është vlerësuar si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Raporti i monitorimit të punës së Kuvendit, nga Instituti i Kosovës për Drejtës për të dytin vit radhazi (2022 dhe 2023) më ndanë vlerësimin si deputeti më aktiv i Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka shkruar se ky vlerësim është motiv shtesë.

Postimi i plotë:

Për herën e dytë, deputeti më aktiv

Raporti i monitorimit të punës së Kuvendit, nga Instituti i Kosovës për Drejtës për të dytin vit radhazi (2022 dhe 2023) më ndanë vlerësimin si deputeti më aktiv i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ky vlerësim është motiv shtesë që angazhimi në mbrojtje të interesit qytetar, institucional dhe publik, të mos kufizohet, por në vitin 2024 të shënojë një nivel dhe dinamizëm akoma më të lartë.

Monitorimi i punës së Kuvendit për vitin 2023, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, evidenton se Grupi Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ishte grupi më aktiv në raport me numrin e deputetëve, me plot 274 diskutime në vitin 2023.

Grupi parlamentar i AAK-së ka qenë pjesë e 7 mocioneve: 2 mocione – Grupi Parlamentar i AAK-së me rezolutë të miratuar; 3 mocione – bashkë me partitë opozitare dhe 2 mocione – bashkë me të gjitha grupet.

Jashtë rendit të ditës kemi pasur 41 deklarime dhe kemi shtruar 27 pyetje parlamentare.

Poashtu, Grupi parlamentar i AAK-së ka organizuar më së shumti tryeza tematike në Kuvendin e Kosovës, të cilat kanë qenë organizime jashtë seancës dhe nuk janë evidentuar në raport.

Mandati i dhënë nga qytetarët, nga votuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, mbetet përgjegjësia e privilegji më i madh në jetën politike.

(Kosova Sot Online)