Vjen një paralajmërim nga Beogradi për Këshillin e Evropës, “Serbinë do ta dëbojnë, Kosova do të anëtarësohet”

  • E.K /
  • 27 April 2024 - 14:15
Vjen një paralajmërim nga Beogradi për Këshillin e Evropës, “Serbinë do ta dëbojnë, Kosova do të anëtarësohet”

Drejtori i Institutit për Çështje evropiane në Beograd, Naim Leo Besiri, ka thënë se duke qenë se qeveria e Serbisë përdori kriminelët e luftës dhe relativizuesit e saj për t’u revoltuar kundër rezolutës së OKB-së që përkujton gjenocidin e kryer në Srebrenicë, Serbia s’ka nevojë që të largohet nga Këshilli i Evropës, meqë sipas Besirit, Këshilli i Evropës do ta dëbojë Serbinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Meqenëse qeveria përdori kriminelët e luftës dhe relativizuesit për t’u revoltuar kundër rezolutës së OKB-së që përkujton gjenocidin e kryer në Srebrenicë, Serbia nuk ka nevojë të largohet nga Këshilli i Evropës, ata do të na dëbojnë.Gjatë kësaj kohe, Kosova miraton një ligj për partneritetet e të njëjtes gjini dhe do t’i pranojnë ata në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Besiri.

(Kosova Sot Online)