Miftaraj: Kryeministri Kurti kursimet e tij po i investon ne Norvegji

  • E.K /
  • 30 April 2024 - 08:05
Miftaraj: Kryeministri Kurti kursimet e tij po i investon ne Norvegji

Drejtorit i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kontrast me diasporën të cilët çdo vit sjellin miliarda euro remitenca në Kosovë, kryeministri po e bën të kundërtën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij Kurti po dërgon remitenca në Norvegji.

Miftaraj ka shkruar se Kurti kursimet e tij po i investon ne Norvegji.

“Krejt çka kuptova nga deklarimi i pasurisë së Kurtit ndër vite ishte, se përderisa diaspora jonë sjell remitanca në Kosovë, Kryeministri Kurti dërgon remitanca në Norvegji. Derisa diaspora jonë kursimet e tyre i investojnë në Kosovë, Kryeministri Kurti kursimet e tij po i investon në Norvegji.”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)