Qarkullimi i veturave drejt Gërmisë ndalohet për 1 maj

  • E.K /
  • 30 April 2024 - 10:59
Qarkullimi i veturave drejt Gërmisë ndalohet për 1 maj

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar urdhëresë që për 1 Maj, të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në drejtim të parkut “Gërmia”, përveç autobusëve të linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjeteve të policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së Inspektoratit dhe automjeteve emergjente, përcjell “Kosova Sot Online”.

Linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali, njofton Komuna e Prishtinës.

(Kosova Sot Online)