DASH: Pozicioni ynë për Vulin është i ditur, ai mbetet nën sanksionet e SHBA-së

  • A.P /
  • 30 April 2024 - 22:40
DASH: Pozicioni ynë për Vulin është i ditur, ai mbetet nën sanksionet e SHBA-së

Jemi të zhgënjyer të shohim se dy individë të sanksionuar nga SHBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi, kanë theksuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga DASH kanë thënë se pozicioni i SHBA për ish-shefin e BIA-s, të sanksionuarin Aleksander Vulin, mbetet i njejtë.  

“SHBA s’luan asnjë rol në krijimin e qeverisë së Serbisë. Ne jemi të zhgënjyer të shohim dy individë të sanksionuar që janë propozuar për pozita në qeverinë e re. Pozicioni ynë për z.Vulin është i ditur Ai mbetet nën sanksionet e SHBA”, ka thënë për Gazetën Express një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit. 

(Kosova Sot Online)