Deputeti Armend Zemaj me godetje serioze kundër L V V-së: Me vulën e SHBA-së jeni hajna të certifikuar

  • S.A /
  • 02 May 2024 - 12:49
Deputeti Armend Zemaj me  godetje serioze kundër  L V V-së: Me vulën e SHBA-së jeni hajna të certifikuar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e kagoditur ashpë mazhorancën që po e qeverisë vendin, i  quajtur  hajna të certifikuar, teksa ka folur në seancën plenare ku po diskutohet raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, transmeton Kosova Sot Online".

Zemaj ka deklaruar se ato gjetje janë adresuar disa herë nga LDK-ja dhe se nuk janë marrë përbazë asnjëherë.

“Raporti i DASH shihet qartë që rrënoi për tokë një propagandë të shumicës ‘se kemi luftuar korrupsionin’. Në fakt ju po i luftoni ata që po e luftojnë vërtet korrupsionin. Tani kur e kemi raportin e DASh-it i cili veç se ka konfirmua secilin shqetësim tonin si LDK tani me vulën e SHBA-ve jeni hajna të certifikuar. Sepse qeveri juaja që erdhi në pushte për ta luftuar korrupsionin por emërtohet korrupsion serioz qeveritar. Kjo nuk mund të ishte ndryshe kur vjedhin në bukë e grurë të rezervave shtetërore”, ka thënë ai.

(Kosova sot Online )