Humb jetën një person pasi ra në gropën e ashensorit

  • A.P /
  • 02 May 2024 - 21:51
Humb jetën një person pasi ra në gropën e ashensorit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ditën e sotme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia bën me dije se rreth orës 12:50 në rrugën “Aleksandër Moisiu” shtetasi I. I., 57 vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 57-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)