Vdes e moshuara shqiptare e cila u godit nga vetura

  • A.P /
  • 02 May 2024 - 16:43
Vdes e moshuara shqiptare e cila u godit nga vetura

Gruaja 73-vjeçare që u godit të martën më 30 prill në Corso Cavour në Kremona, pikërisht në qendër, vdiq në spital,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gruaja me origjinë shqiptare në Itali kishte pësuar një dëmtim shumë të rëndë në kokë. Kur mbërriti ndihma, gjendja e saj dukej kritike, por jo e dëshpëruar, megjithatë, sapo mbërriti në spitalin Maggiore, mjekët zbuluan një hemorragji shumë të rëndë në tru dhe operacioni që iu nënshtrua, për fat të keq rezultoi i kotë,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dinamika e aksidentit, ende e pazbuluar, është hetuar nga efektivët e policisë lokale.

Sipas rikonstruksioneve fillestare, e moshuara ishte në një vendkalim për këmbësorë, kur u godit. Akuza e mundshme, në raste të ngjashme, është ai i vrasjes nga pakujdesia.

(Kosova Sot Online)